• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA PËR NUREDIN DUMANIN PËRFUNDON NË SPAK/ Cilat janë atentatet e bujshme që prokurorët s’i zbardhën dot
Home
Breaking News

DOSJA PËR NUREDIN DUMANIN PËRFUNDON NË SPAK/ Cilat janë atentatet e bujshme që prokurorët s’i zbardhën dot

19 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 20 ditë pas arrestimit të një prej emrave më në zë të botës së krimit në Shqipëri dhe i dyshuar si i përfshirë në 7 vrasje, disa prej të cilave kundrejt pagesës, dosja për Nuredin Dumanin është transferuar në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit. Ka qenë Prokuroria e Elbasanit ajo që ia ka përcjellë dosjen SPAK-ut, për moskompetencë. Dumani u arrestua në Fier mbrëmjen e 29 marsit, pas një atentati të dështuar ndaj tij në Elbasan.

Nuredin Dumani

DOSJE TË TJERA

Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Elbasanit ka përcjellë në SPAK edhe dy dosje të tjera të bujshme, të cilat nuk janë zbardhur ende nga organi i hetimit. Kështu, në SPAK është përcjellë dosja për atentatin ndaj Aleksandër (Aldo) Bahos, ngjarje e ndodhur më 1 korrik të vitit 2019 në fshatin Murras të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Klevi Baho, 22 vjeç, i cili sapo ishte liruar nga burgu në Itali. Hetimet atëherë zbuluan vetëm faktin se shënjestër e atentatit ishte Aldo Baho dhe jo vëllai i tij. Aleksandri njihet si miku i ngushtë i vëllezërve Tafili nga Shkodra, ku Admiri është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij, Genci, pas kryerjes së burgimit, është liruar nga qelitë. Pista kryesore e atentatit ndaj Bahos ishte larja e hesapeve për trafikun e drogës. Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit ka përcjellë në SPAK edhe dosjen për atentatin ndaj Andi Zylyfit, i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e 13 dhjetorit 2019. Zylyfi bashkë me një person tjetër udhëtonin me një mjet tip “Golf”, kur u qëlluan me armë zjarri, ndërsa 26-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Nga hetimet pas ngjarjes, rezultoi se viktima kishte lidhje familjare me Endrit Alibejn, 34 vjeç dhe Arben Dylgjerin, 56 vjeç, të cilët u ekzekutuan në zonën e Bradasheshit mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 2018, ku gjithashtu mbeti i vdekur edhe një shtetas turk.

KUSH ËSHTË NUREDIN DUMANI

Nuredin Dumani, 35 vjeç, u përfshi në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019. Ishte shuma e madhe e parave që u bë shkak që marrëdhënia midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës të pësonte një krisje të pariparueshme. Shënjestra e parë e atentateve të dyshes ishte më 2 mars të vitit 2020, kur u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në Nishtulla të Durrësit. Më pas, radhën e ekzekutimeve e kishin vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës. Humbja e një shume parash të vjedhura nga grabitja në Rinas dhe të lëna nën ruajtje në servisin e këtyre të fundit, u bë shkak për ekzekutimin e djemve të familjes Haxhia, ngjarje e ndodhur më 24 prill të vitit 2020. Ndërkohë që ishin në kërkim nga Policia, Nuredin Dumani dhe Talo Çela kryen krime të tjera. Kësaj here Nuredin Dumani u përfshi në vrasjen e Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit. Në vrasje mori pjesë edhe Klevis Kapllanaj, i cili u eliminua gjithashtu. Ndërsa numri i kundërshtarëve ishte zvogëluar, tanimë Nuredin Dumani kishte vënë në shënjestër Talo Çelën, duke i vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Bujar Çelën, më 17 shtator 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I RI/ Mediu: Opozita të negociojë si një trup i vetëm, të zgjedhim një kryetar Shteti mbi palët...
Previous article VIDEO E FRIKSHME/ Vajza e re humb ekuilibrin teksa pret trenin, shpëton mrekullisht nga vdekja

s.autor

Postime të ngjashme

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT