Një video e frikshme është filmuar nga kamerat e sigurisë së një stacioni metroje në Buenos Aires.
Siç duket dhe në këto pamje, një vajzë rrëzohet papritur mes hapësirës së trenit dhe bordurës ku rrinë qytetarët që presin.
Por ajo shpëtoi për mrekulli pa u zënë nga treni pasi ky i fundit ndaloi.
Siç raportojnë mediat e huaja, vajza e re ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
“Papritur më ra të fikët. U përpoqa t’i tregoja personit që kisha përballë, por nuk mbaj mend asgjë tjetër, madje edhe momentin kur u përplasa me trenin. Nuk e di se si jam ende gjallë. Jam ende duke u përpjekur të kuptoj çfarë ndodhi”, tha ajo për mediat argjentinase.
Dëshmitarët thanë se janë tmerruar nga skena.
“Kjo vajzë ka rilindur. Është një mrekulli”, tha njëri prej tyre.


