• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIST DHE ISH-GAZETAR/ Njihuni me ukrainasin që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të Volodymyr Zelenskyt
Home
Nderkombetare

ANALIST DHE ISH-GAZETAR/ Njihuni me ukrainasin që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të Volodymyr Zelenskyt

18 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Në kohë të vështira dhe nën sulmet e vazhdueshme mbi Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky ka arritur të përçojë mesazhe në mbarë botën.

Madje ai pothuajse çdo ditë mban fjalime nëpër parlamente të vendeve të ndryshme të botës, ku me këto fjalime ka bërë për vete shumicën e liderëve perëndimorë – nga të cilët kërkon ndihmë për dëbimin e ushtrisë ruse nga Ukraina që filloi agresionin më 24 shkurt.

Tani është mësuar se kush qëndron prapa këtyre fjalimeve të tij të fuqishme, që sjellin mesazhe të forta. Bëhet fjalë për ukrainasin 38-vjeç Dmitro Litvin, analist politik dhe ish-gazetar i cili me sa duket është i vendosur ta ruajë privatësinë.

Para se të mësohej se kush është autori i fjalimeve që janë bërë të famshme dhe janë ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën përmes rrjeteve sociale, Litvin kishte vetëm 200 ndjekës në Twitter, kurse sot kjo shifër nga çasti në çast po rritet.

“Mendoj se keni dëgjuar atë që kam shkruar”, thuhet në profilin e tij i cili nga fillimi i luftës shpërndau informacione për situatën në terren.

Edhe pse Dmitro është autori i fjalimeve të njeriut që po e përcjell e tërë bota, atij nuk i pëlqen shumë të flasë për këtë temë, por për “The Guardian” ka theksuar se ai është aty për të “shkurtuar” fjalët e Zelensky, për të cilin thotë se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.

“Presidenti e di gjithmonë se çka dëshiron të thotë dhe si dëshiron ta thotë. Emocionet janë gjëja më e rëndësishme, e presidenti është autor i emocioneve dhe logjikës”, shpjegoi Dmitro.

Litvin është pjesë e ekipit të brendshëm të presidentit dhe një prej njerëzve të rrethit më të ngushtë – e nga dita e parë e pushtimit punon shumë nga Bankova – versioni ukrainas i Shtëpisë së Bardhë.

Një prej këshilltarëve të Zelensky, gazetari Sergij Leshchenko e ka përshkruar Dmitrin, si “njeriu që çdo ditë mbledh idetë e presidentit Zelensky”.

Ai është pothuajse i panjohur në opinion, ndërsa me aftësitë e tij është njohur e tërë bota që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe vazhdimin e kanë konsideruar fjalimin si armën më të fortë të Zelenskyt.

Dmitro dhe Zelensky e dinë mirë se çfarë janë duke bërë, pasi gjykuar nga të dhënat e anketës që e sjellë The Guardian, 95 për qind e ukrainasve besojnë se mund t’i bëjnë ballë agresionit rus, ndërsa 78 për qind konsiderojnë po ecën në drejtimin e duhur. Litvin madje pretendon se presidenti i Ukrainës mund të shërbejë si shembull për një sërë liderësh botërorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK GJEN QETËSI GREQIA/ Një tërmet i fortë godet Kretën, ja magnituda
Previous article RIKTHEHET DIMRI/ Dëborë në Dajt e në zona të tjera malore të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT