• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET RREGULLORJA E RE PËR ZGJEDHJET BRENDA PS/ Nga 1 maji deri në 15 qershor është afati kur do të zgjidhen krerët e rinj në 61 bashkitë
Home
Politikë

ZBARDHET RREGULLORJA E RE PËR ZGJEDHJET BRENDA PS/ Nga 1 maji deri në 15 qershor është afati kur do të zgjidhen krerët e rinj në 61 bashkitë

18 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Socialistët do t’i nënshtrohen një procesi të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet partiake.

Kryeministri Edi Rama gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, ne Pallatit te Kongreseve./r/n/r/nPM Edi Rama during the Congress of the Socialist Party, in the Palace of Congresse.
Kryeministri Edi Rama gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste
Por pas afateve të përcaktuara nga Kongresi i 9 prillit që nisin me 1 maj, grupi i posaçëm i punës për zbatimin e ndryshimeve statuore po harton rregulloren e re mbi të cilën do të zbatohet i gjithë procesi zgjedhor. Këto ditë pritet të dalin aktet dhe rregullorja e re, ndërkohë që dokumenti do t’i paraqitet për miratim Asamblesë Parlamentare të PS-së e më pas do të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme për të gjithë krerët e partisë në të gjithë territorin. Ristrukturimi prek të gjitha nivelet, ndërkohë pritet të njoftohet një tjetër mbledhje e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Kongresi i partisë i mbledhur me datën 9 prill vendosi të ndërpresë mandatin për krerët aktualë të PS-së në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit. Mandati iu ndërpre 61 kryetarëve të PS-së në rang bashkie për të vijuar me procesin e riorganizimit të partisë dhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Me këtë lëvizje kreu i mazhorancës Edi Rama synon t’i hapet rruga riorganizimit të partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu, Kongresi ngriti për herë të parë sekretariatin ekzekutiv në 61 bashkitë, ndërsa u ngritën edhe 3 sekretariate, ai i emigracionit, i koordinimit dhe sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore.

Damian Gjiknuri u votëbesua për të vijuar detyrën e tij si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai mori 277 vota pro. Socialistët rikthyen sekretarin Ekzekutiv, që sipas statutit, do të jetë një lloj kancelari në nivel bashkie. Përfundimisht, kryetarëve që u ndërpritet mandati në kongresin e ardhshëm, do të zgjidhen në nivel bashkie, por do të kontrollohen nga sekretari. Sekretari Ekzekutiv, do të zgjidhet nga kryesia, pra nga qendra. “Sekretariatit Ekzekutiv (Kancelari) në nivel bashkie, që është një nga risitë e Statutit, parashikuar për herë të parë, si organ që përzgjidhet nga Sekretariati Ekzekutiv i Partisë dhe është përgjegjës për çdo aspekt administrativ të funksionimit të partisë në nivel bashkie, i cili përgjigjet njëkohësisht te kryetari i partisë në Bashki dhe në Sekretariatin Ekzekutiv në selinë qendrore. Ky funksion i ri do të jetë me kohë të plotë dhe do të përgjigjet për të gjithë anën dokumentare, administrative, kuotizacionin, duke ndjekur dhe raportuar zbatimin e akteve të organeve më të larta të partisë në nivel vendor”, shkruhet në relacionin sqarues të ndryshimeve statutore të PS-së.

Sipas asaj, që shkruhet në relacionin përkatës të ndryshimeve në statut, duke iu referuar procesit të popullimit të të dhënave të anëtarësisë në regjistrin elektronik, proces që po kryhetprej 5 muajsh, “është konstatuar dhe fiktivitet apo mangësi serioze në administrimin siç duhet të të dhënave në disa rajone apo degë të partisë, përfshirë dhe çështjet që lidhen me kuotizacionin, dokumentacionin e anëtarësisë, numrin e anëtarëve të OS apo aktivitetin e vetë organizatave.

Kjo dikton nevojën e ngritjes së një strukture të mirëfilltë administrative/ ekzekutive në të dyja nivelet si në qendër, detyrë që kryhet tashmë nga Sekretariati Ekzekutiv, ashtu edhe në nivel organizimi politik vendor, degët e partisë në çdo bashki”, shkruhet në relacion. Ndërsa drejtuesi Politik i Qarkut, sipas ndryshimeve të reja statutore, do të jetë patjetër anëtar i kryesisë së Partisë dhe do të zgjidhet nga Asambleja Kombëtare. Praktikisht, të gjithë të zgjedhurit në nivel drejtimi në bashkitë e ndryshme në vend, do të jenë të emëruar, dhe jo si produkt i zgjedhjeve të brendshme në parti në struktura. Në relacionin sqarues, nuk shpjegohet se pse u është hequr e drejta e votës dhe e drejta e zgjedhjes përfaqësuesve lokalë të partisë dhe anëtarësisë së saj. Zgjedhjet e brendshme në parti shihen si një proces hapje për PS-në në të gjitha nivelet e organizimit.

VENDIMET

1. Të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

3. Brenda datës 30.4.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 maj – 15 qershor 2022;

5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati Ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA PARA NJË VITI/ Dëshmia e nënës së Endri Mustafës: Djalin ma ka vra Edison Arazi, e gjithë gjurulldia është gatuar tek Astmer Bilali
Previous article LORENC VANGJELI/ Edi Rama nuk do t’i shkruajë Ilir Metës deri në 24 korrik

s.autor

Postime të ngjashme

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në… Aktualitet

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT