Policia e Sarandës, në sajë të operacionit policor të koduar “REKLAMAT”, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, ka vënë në pranga shtetasit me iniciale D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në këtë qytet.
Gjatë kontrollit fizik në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim


