Vdekja e 3 vajzave të mitura në Greqi shokoi opinionin, teksa çështja ende nuk është zbardhur ndërsa e dyshuara kryesore mbetet nëna e vajzave.
Megjithatë, autoritetet kanë shpresë se hetimi i mëtejshëm i rastit të Irisit mund të çojë në zbardhjen e të 3 vdekjeve, duke përdorur atë që quhet metoda e kombinuar.
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, rasti i Irisit, foshnja gjashtëmuajshe që humbi jetën më 21 mars 2021 në apartamentin e familjes Daskalaki, do të rikrijohet nga dy ekzaminuesi mjekësorë. Ata tashmë e dinë se pranë saj është gjetur një leckë me gjurmë gjaku dhe pështymë. Vajza në gojë ka pasur plagë të vogla ndërsa vdekja është shkaktuar nga edema pulmonare.
Skenari që një dorë i futi leckën në gojë Irisit dhe e shtyu për t’i marrë frymën duke i lënduar kështu muret e gojës së foshnjës me thonj dhe copa e përmbytur nga lëngje shkaktoi edemën pulmonare, është diçka gjithnjë e më e besueshme.
Këtë e mbështesin informacioni që thotë se mjekja Angeliki Tsiola, e cila ka kryer autopsinë, është shprehur se të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një rast mbytjeje. Nëse kjo mundësi konfirmohet përfundimisht, do të kërkohet nga analistët e vrasjeve të zbulojnë se kush ishte personi që i kreu vrasjen.
Një proces aspak i lehtë, pasi nuk ka dëshmitarë, nuk ka motive të dukshme, ndërkohë që nuk është zbardhur koha e saktë e vdekjes së foshnjës.
Vdekjae tre vajzave u raportua një muaj më parë, ndërsa dyshohet se nëna në gjendje të rënduar psikologjike dhe depresive i ka marrë jetën të treja vajzave të saj.


