• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA E PUTINIT/ Gazetarja e parë nga Ukraina strehohet në Kosovë
Home
Nderkombetare

LUFTA E PUTINIT/ Gazetarja e parë nga Ukraina strehohet në Kosovë

18 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Mbërriti në Prishtinë dje gazetarja e parë nga Ukraina, Lyudmila Makey, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”. Lajmi u bë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Gazetarja Makey e cila është larguar nga Ukraina për shkak të agresionit të Rusisë, pritet që të vazhdojë punën e saj nga Prishtina.

Sipas saj për shkak të luftës është e rrezikshme që të jesh gazetare në Ukrainë, duke nënvizuar se forcat ruse kanë vrarë 21 gazetarë në Ukrainë deri më tani.

“Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vij në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, citohet të ketë thënë ajo.

 

 

Gazetarja ukrainase është e para që arriti në Kosovë pas zotimit të qeverisë për strehimin e 20 gazetarëve, pas agresionit rus në Ukrainë.

Më një mars, qeveria e Kosovës ndau 150 mijë euro, për pranimin e njëzet gazetarëve nga Ukraina. Fondi do të mbulojë shpenzimet për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Gazetarja Lyudmila Makey u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një komunikate, qeveria e Kosovës citoi kryeministrin Albin Kurti të ketë thënë se “Kosova dënon fuqishëm agresionin ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionin në Ukrainë. Solidariteti ynë me popullin tuaj dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, citohet ai duke nënvizuar se Kosova është e përkushtuar të punojë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë globale.

Strehimi i gazetares ukrainase u mirëprit nga presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, i cili përmes rrrjetit social Twitter falenderoi Kosovën për mbështetjën e gazetarëve ukrainas. “Gazetarët janë të rëndësishëm!”, shkroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MORI NË TELEFON DHE QANTE..."/ Nëna e marinarit rus: Ja si im bir më tregoi për fundosjen e anijes pas goditjes
Previous article "JAM I SIGURT SE DO TA KUPTOJË"/ Zelensky ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin e ushtrisë ruse

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT