Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka ftuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”.
Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze. “.
“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.
Ky i fundit ka thënë më parë se hezitimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për Ukrainën”.
Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.
Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht


