• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI I RI TE SHESHI I FLAMURIT/ Disa qytetarë të Vlorës ngrihen në protestë: Po dëmtojnë historinë, është pjesë e…
Home
Sociale

PROJEKTI I RI TE SHESHI I FLAMURIT/ Disa qytetarë të Vlorës ngrihen në protestë: Po dëmtojnë historinë, është pjesë e…

17 April, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Një grup qytetarësh janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas qytetarëve projekti dëmton historinë, pasi sipas tyre sheshi i flamurit është identiteti ynë kombëtar.

Protestuesit bënë thirrje edhe për transparencë për fondet publike. Kjo është protesta e tretë që shoqëria civile zhvillon në Vlorë kundër projektit të sheshit të Flamurit, por këtë të dielë numri i qytetareve ka qenë i pakët.

“Cenim i identitetit kombëtar, tani kemi shkatërrimin e sheshit. Kam ardhur si qytetar të protestoj se e ndjej që ky simbol i përbashkisë kombëtare që mblidhen shqiptarët nga katër anët dhe kremtojnë 28 nëntorin, duhet të mblidhemi të gjithë e të protestojmë, nëse nuk reagojmë sot e trashëgimie tonë kolektive humbet çfarë do të ndodhë me të nesërmen tonë, a do ndjehet më ky shesh pjesë e kujtesës sonë kolektive si komb?”, tha një protestues.

Kam ardhur se e ndjeva obligim që duhet të vija se sheshi i flamurit është identiteti jonë kombëtar. Numri i qytetarëve të Vlorës është i pakët sepse shumica janë ndarë të majtë e të djathtë, ndoshta edh ene do na etiketojnë si të PD-së. Por nuk kemi parti në Shqipëri janë një, ne nuk jemi për partinë këtu, jemi për flamurin”, u shpreh një tjetër protestues.

Është emblemë e tre brezave, emblemë e njohjes së qytetit të Vlorës. Përse duhet bërë një terminal këtu, për të rregulluar hotelin e për të ardhur turistë për t’iu zhvatur paratë. Po historia e kombit, historia e qytetit, ku është? E kanë menduar ndonjëherë politikanët këtë gjë, apo shikojnë vetëm xhepat”, tha një protestuese.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur më herët protestuesve duke thënë se Sheshi i Ri i Flamurit do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh.

Në sheshin e Flamurit në Vlorë kanë nisur punimet për të vënë në jetë projektin që pritet ta rikualifikojë zonën ndërsa një godinë 15-katëshe qe shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore dhe jo në hotel, siç pretendojnë përfaqësues të “Foltores” së Sali Berishës. Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyer me 8 milionë dollarë.

Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JETË GJITHMONË I VOGLI YNË"/ Arbana Osmani prezanton për herë të parë vëllain e vogël në rrjetet sociale
Previous article LUFTA/ Britania: Rusia, e përkushtuar që Ukraina të heqë dorë nga orientimi euroatlantik

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT