• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES! Çfarë ndodh kur ushqimi hyn në mushkëri?
Home
Shëndet

KUJDES! Çfarë ndodh kur ushqimi hyn në mushkëri?

17 April, 2022 s.autor Shëndet

Indi i quajtur epiglotis parandalon futjen e ushqimit në mushkëri duke mbuluar trakenë ose grykën tuaj ndërsa gëlltiteni.

Herë pas here ndodh që ju aksidentalisht të çoni ushqim në trake gjatë kohës që jeni duke ngrënë.

Por nëse jeni të shëndetshëm dhe keni një sistem të fortë imunitar, mund të mos keni ndonjë ndërlikim nga një incident i izoluar.

Futja e ushqimit në mushkëri mund të shkaktojë komplikacione serioze për shëndetin, ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh më poshtë me shkaqet, pasojat dhe mënyrat e parandalimit.

Shkaqet
Vështirësitë në gëlltitje, një refleks i dëmtuar i gojës ose përdorimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë këtë rrezik.

Gjithashtu sëmundja e refluksit gastroezofageal mund të luajë rol.

Kjo gjendje mund të çojë në një ngushtim të ezofagut ose tubit të ushqimit dhe t’ju bëjnë më të prirur për të kaluar në mushkëri ushqim ose lëngje.

Nëse pas ngrënies keni gulçim, kollë, frymëmarrje të rënduar ose dhimbje gjoksi, ushqimi mund të ketë kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Bllokimi mund të bëjë që lëkura juaj të marrë një ngjyrë të errët për shkak të mungesës së oksigjenit.

Komplikacionet e mundshme
Ushqimi ose lëngjet që kalon në rrugët tuaja të frymëmarrjes mund të shkaktojnë një përgjigje inflamatore ndërkohë që mushkëritë reagojnë ndaj substancës së huaj.

Nëse ndodh një infeksion, ju mund të zhvilloni pneumoni bakteriale. Dhe në rast se keni astmë ose emfizemë rreziku i zhvillimit të pneumonisë mund të rritet.

Njerëzit që pinë duhan, të moshuarit dhe njerëzit me sistemiimunitar dobësuar janë më të ndjeshëm ndaj pneumonisë.

Parandalimi
Për të shmangur thithjen e ushqimit në mushkëri, hani me kafshata të vogla, përtypni mirë ushqimin dhe shmangni të folurit ose të qeshurit gjatë të ngrënit.

Nëse keni vështirësi të vazhdueshme në gëlltitjen e ushqimeve të ngurta, mjeku mund të rekomandojë një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit.

Kjo bëhet për të ruajtur marrjen e lëndëve ushqyese duke minimizuar rrezikun e kalimit të ushqimit në mushkëri.

Një zhurmë si gurgullimë gjatë kohës që jeni duke ngrënë, një dhimbje gjatë gëlltitjes ose ndjesia se diçka ju ka ngecur në fyt, mund të tregojnë se ushqimi po kalon nëpër rrugët e frymëmarrjes.

Nëse keni simptoma të tilla AgroWeb.org sugjeron që të konsultoheni me mjekun tuaj për ndryshimet në regjimin tuaj ushqimor të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e pneumonisë ose komplikimeve të tjera./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJOJNË HUMBJET PËR RUSINË/ Një tjetër gjeneral vdiq në terren
Previous article "ZJARRI, BATICAT DHE..."/ Ja pse ndodhi tragjedia e Titanikut. Të pathënat nga ngjarja reale

s.autor

Postime të ngjashme

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani? Shëndet

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani?

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT