Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar synimet e Rusisë për të dominuar rajonin e saj dhe për ta bërë Ukrainën të braktisë orientimin euro-atlantik” mbeten të njëjta.
“Synimet e Rusisë për të pohuar dominimin e saj rajonal dhe për ta bërë Ukrainën të braktisë “orientimin e saj euro-atlantik” mbeten të njëjta, pavarësisht lëvizjes së saj drejt përqendrimit të sulmeve të saj në Ukrainën lindore” thuhet në deklaratë.
Në përditësimin e saj të fundit, ministria britanike theksoi se forcat ruse kanë nisur të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore, duke përfshirë vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk.