Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Skrapar u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”, thuhet në njoftimin zyrtar,.


