Dy shqiptarë janë arrestuar nga Garda Civile e Spanjës për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Sipas mediave të huaja, dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në një magazinë në zonën e Valencias të cilën e kishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Ndër të tjera, të rinjtë shqiptarë akuzohen se janë të përfshirë në një organizatë të strukturuar kriminale.
Gjithashtu, efektivët e policisë dhe gardës zbuluan lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Për të kamufluar erën e fortë të marijuanës, në fazën e lulëzimit të saj, të arrestuarit përdornin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën.
Garda Civile ka sekuestruar 25,000 gram bimë të thatë marijuanë, si edhe katër kondicionerë, pesë nxjerrës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.
Gjithashtu, ata kanë verifikuar se magazina ka pasur lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik. Hetimet ndaj dy shqiptarëve kanë nisur që në muajin shkurt kur autoritetet ranë në gjurmët e trafikantëve


