Enkelejd Alibeaj ka filluar një komunikim me gazetarët në lidhje me platformën për bashkimin e PD-së, e cila është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes deputetëve. Një pjesë e tyre e kanë mbështetur këtë platformë duke arritur në përfundimin se deputetët e përjashtuar në janar, të hiqej dorë nga gjuha e urrejtjes si edhe të ndërpritej çdo veprim i njëanshëm për riaorganzimin e partisë.
Alibeaj përmendi edhe disa nga deputetët që e mbështetën këtë platformë, të cilët janë Zheni Gjergji; Lefter Gështenja; Andia Ulliri, etj.
Abcnews.al, siguroi dje platformën që do propozohet për bashkimin e Partisë Demokratike. Kjo është draftplatforma që i është propozuar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në të cilën janë 6 pika.
Draftplatforma është ende në diskutim mes deputetëve dhe nuk ka marrë ende formë përfundimtare. Do të jetë pasditja e sotme që do të vendos formën finale të kësaj platforme që shihet si “shpëtim” për fatin e Partisë Demokratike.
Sipas Alibeajt dhe deputetëve që deri më tani kanë mbështetur këtë platformë, thuhet se nëse 6 pikat e propozuar, zbatohet do të sillte menjëherë konfliktin e brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit të demokratëve, që është interesi i vetëm politik dhe elektoral i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Pikë së pari demokratët propozojnë që të ndale gjuha e urrejtjes mes tyre. Ndërkohë ata ndalen tek zhbërja e vendimit të 12 janarit të vitit 2022, ku Lulzim Basha përjashtoi nga grupi disa deputetë që u rreshtuan krah Sali Berishës. Pra me pak fjalë demokratët kërkojnë ribashkimin dhe rikthimin në grup të deputetëve që u përjashtuan me 12 janar.
Si pikë të katërt demokratët shohin detyrimin që Grupi Parlamentar i cili ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Së pesti Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi.
Në fund, në draftin e propozuar nga Alibeaj thuhet se Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.


