Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë shtypi në selinë e PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha sulmoi Kongresi i PS, që sipas tij ngjante me një mafie shteterore.
“Kongresi i PS, që sipas tij ngjante me një mafie shteterore. Shqiptaret prisnin nga qeveria lehtesim nga çmimet. Rritje stratosferike e naftes, ushqimeve e ilaçeve. Rritja e çmimeve nga lidhja e spekulanteve me qeverinë dhe e diktuar nga spekulimi”, tha ai.
“Ky Kongres siç e patë vetë, ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me Kongresin e një mafie shtetërore apo Kongresin le ta quajmë të Cosa Nostra. Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të Kongresit, shqiptarët të cilët prinin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat dhe kreu i qeverisë, sesi do u lehtësohet dhimbjet që krijojnë rritja e çmimeve, të kafshatës së gojës, shumëfish i çmimit të vajit, sheqerit, orizit, e naftës, të ilaçeve, transporti. Një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale e diktuar tërësisht nga spekulacionit dhe lidhja spekulante me qeverinë.
Nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij Kongresi nuk ekzistonin, vërtetë kongresmenë u ulën mbi dengje kashte, rrahën gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se Kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme, informoi ata se narkoshteti ka vendos të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.
Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, u zotua se nëse shqiptarët janë dakord për përdorimin medicinal do lejohet dhe përdorimin individual i saj, kjo është shkatërrimi kombëtarë. Gjithçka u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte etj, të mbuloheshin flakët e inceneratorëve, kjo aferë në të cilën nga Rama deri te vartësit e Bllakos dalin para shqiptarëve, një organizatë kriminale, që kanë vjedhur qindra miliona dhe kushedi sa donin ende të merrnin”, u shpreh ai.


