• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANIN DROGË/ Policia operacione blic në Tiranë, vendosen në pranga dy të rinjtë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANIN DROGË/ Policia operacione blic në Tiranë, vendosen në pranga dy të rinjtë

15 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit 2 operacione paralele, të koduar “Green” dhe “Delares”.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se në operacionin “Green” në pranga është vendosur 30-vjeçari E. H., të cilit iu gjet në banesë një sasi prej 2 kg e 500 gramësh kanabisi.

Nga ana tjetër, në operacionin “Dealers” është vendosur në pranga 19-vjeçari S. S., si dhe u procedua penalisht B. K.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe sasisë e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, 2 operacione policore të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen 2 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Operacioni policor i koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante dhe e shiste atë më pas në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. K.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Unazë të Re dhe në Yzberisht.

Gjatë kontrollit ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi S. S., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe sasisë e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR! Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër, ja SHKAKU
Previous article BERISHA "NON GRATA"/ Ambasadori gjerman: PD të rigjejë veten, të orientohet nga e ardhmja

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT