• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCENERATORËT/ Alqi Bllako shfajësohet në SPAK: Vetëm kam përcjellë shkresa! Nis pyetja e VIP-ave të aferës miliona euroshe…
Home
Breaking News

INCENERATORËT/ Alqi Bllako shfajësohet në SPAK: Vetëm kam përcjellë shkresa! Nis pyetja e VIP-ave të aferës miliona euroshe…

15 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Unë kam përcjellë vetëm shkresat e Këshillit të Ministrave. Kjo ka qenë detyra ime dhe nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Nuk kam lidhje me akuzat që më janë ngritur dhe nuk kam bërë aferat për të cilat akuzohem”!

Kështu e ka nisur dëshminë e tij Alqi Bllako, deputetit i Partisë Socialiste, i cili u arrestua për aferën milionaeuroshe të Inceneratorit të Fierit. Ai ka dalë dje para prokurorëve për të folur në lidhje me akuzat që i janë vendosur në dosjen e tij dhe të një sërë zyrtarësh të tjerë që janë të dyshuar si të përfshirë në atë që konsiderohet si skandali i inceneratorëve.

SEANCA E PYETJES

Kështu, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, u mor në pyetje për afro 3 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me aferën 4.9 mln euro për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. U bë me dije se Bllako ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur nga SPAK-u. Në dëshminë e tij, ish-deputeti socialist ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës tek inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.

Ai e ka përqendruar rrëfimin e tij mbi procedurat e ndjekura, ku theksoi se në asnjërën prej tyre nuk është shkelur ligji. Alqi Bllako ka hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për miratim. Mësohet gjithashtu se Bllako ka folur edhe në lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga administratori italian i kompanisë. Sipas tij, i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit.

DËSHMIA

“Procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se kam pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait tim në mënyrë fiktive në Incineratorin e Tiranës, kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Babai im ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit”, mësohet të ketë thënë Bllako para hetuesve të çështjes.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK-ut ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do të ndërtohej Inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, bën me dije Prokuroria e Posaçme në dosjen e saj, është bërë në bashkëpunim me ishministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Po ashtu, ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncesionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës. Sipas të dhënave të prokurorisë mësohet se dëshmia e ish-funksionarit të lartë të ministrisë do të përfshihet në fashikujt e dosjes së bujshme. Pritet që aty të bashkohen edhe dëshmitë e personave të tjerë që do të merren ne pyetje përfshirë edhe atë të Lefter Kokës që pritet të merret ditën e sotme. Bllako dhe Koka janë ndarë edhe për sa i përket vendit ku do të vuajnë burgimin për këtë fazë hetimore, për shkak se Prokuroria ka menduar të shmangë kontaktin mes tyre deri në përfundim të të gjithë hetimeve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI? Raportohet për të shtëna me armë zjarri
Previous article ÇMENDET FUTBOLLISTI ARGJENTINAS/ Gruaja e kap me një tjetër, ai e shtyp me makinë

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT