Ushtarë në front të luftës, banesa të shkatërruara dhe gërmime nëpër varrezat masive të Buchas.
Këto janë pamjet që vijnë nga Ukraina e pushtuar në 24 orët e fundit, ku kanë ndodhur zhvillime interesante. Rusia pranoi që është fundosur një nga anijet e tyre më të fuqishme luftarake dhe pretendohet se shkaktare për këtë janë forcat ukrainase.
Nga ana tjetër, rusët, thonë se Ukraina ka kryer sulme në kufirin e tyre, duke shkatërruar banesa banimi dhe vrarë civilë. Këto pretendime janë mohuar nga ukrainasit, të cilët thonë se kjo është pjesë e propagandës ruse për të mbuluar mizoritë në vendin e tyre. Vlen të theksohet se bisedimet për paqen mes dy vendeve kanë pësuar një ngecje.
Rusia ka treguar tre kushtet e saj për armëpushim, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar kategorikisht t’i përgjigjet pozitivisht.






