U martuan pa e ditur njeri në Las Vegas dhe gjithçka u mor vesh kur Anxhela Martini dhe i dashuri i saj publikuan në rrjete sociale foto të ceremonisë private.
Tashmë prej disa javësh ata janë duke shijuar muajin e mjaltit. Dragosi publikoi në rrjete sociale një foto në të cilën ka shkruar
“Çfarë mund të bëjë në këto ditë me diell”. Ai që nuk pritej në fakt ishte komenti i modeles shqiptare: “Mund të vazhdosh të jesh seksi për gruan tënde,”-ka shkruar Anxhela. Ky koment i modeles ka shkaktuar mjaft të qeshura në këtë foto.



