• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BELGËT S’I NDAHEN ELBASANIT/ Duan vrasësit e Arjan Spahiut. Prokurorët vijnë për të tretën herë në Shqipëri, kërkojnë…
Home
Aktualitet
Kronikë

BELGËT S’I NDAHEN ELBASANIT/ Duan vrasësit e Arjan Spahiut. Prokurorët vijnë për të tretën herë në Shqipëri, kërkojnë…

14 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurorët belgë prej ditësh janë instaluar në Elbasan. Ata vijojnë të kërkojnë gjurmët për vrasjen e Arjan Spahiut, shqiptarit që u vra në tokën e tyre dhe që ata për asnjë arsye nuk pushojnë së kërkuari vrasësit.

Prokurorët, të cilët vijnë për të tretën herë në Shqipëri, gjithnjë kanë në fokus pikërisht rivalët e viktimës së para dy viteve, i cili u vra në një atentat në Molenbeek.

Hetuesit e huaj kanë marrë një sërë dëshmish, të disa personave kyç, të cilët sipas tyre kanë dijeni për krimin dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që u tha se ata kanë ardhur të hetojnë për çështjen e Nuredin Dumanit.

Ndonëse Dumani, i mbijetuari i pritës së armatosur pak ditë më parë në Papër të Elbasanit, nuk është përfolur ndonjëherë si pjesëmarrës në atë ngjarje ku u vra Spahiu. Belgët pretendohet të jenë kthyer sërish tek Erjon Alibej, personi që gjendet në qeli për shkak se u dyshua si urdhëruesi i vrasësve të vëllait të tij, Endrit.

Ose të paktën ky ishte arsyetimi që bëri prokuroria ndërsa e solli në pranga Alibejn.

HETUESIT BELGË NË ELBASAN

Bëhet me dije se vrasja e Arjan Spahiut në Molenbeek ka risjellë për të tretën herë në Shqipëri një grup prokurorësh belgë. Në vizitën e parë, prokurorët e huaj morën në pyetje Erjon Alibej, i cili konsiderohet si kreu i një grupi kriminal që ka urdhëruar vrasjen e dy personave në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, në masakrën e Bradasheshit, në dhjetorin e viti 2018.

Ndër të tjera, Alibej mendohet se iu ka pohuar hetuesve të huaj se ka dyshime që pas vrasjes së vëllait fshihet grupi kriminal i drejtuar nga një person që për Policinë tonë nuk është dhe aq i lakuar, Franc Çopja.

Ai thotë se ishte Arjan Spahiu, me të cilin kishte lidhje krushqie, që kishte siguruar informacion dhe të dhëna për vrasësit e vëllait të tij dhe, pas kësaj, ai u ekzekutua në Belgjikë. Nga të dhënat hetimore, bëhet me dije se belgët kanë marrë kontakt me homologët e tyre në Elbasan dhe kanë kërkuar informacion në lidhje me këto dy grupe rivale kriminale, të cilat u përplasën për trafikun e kokainës.

Ndërsa më herët, përmes një letërporosive, kanë kërkuar pyetjen e disa personave që kanë dijeni për vrasjet e ndodhura si pasojë e përplasjes së grupeve rivale, që zanafillën e ka nga zhdukja e një sasie kokaine në Britaninë e Madhe. Prej asaj kohe janë ekzekutuar më shumë se 10 persona nga të dyja grupet. Aktualisht Erjon Alibej ndodhet në burg dhe po përballet me drejtësinë për vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt.

Ndërsa nga kundërshtarët e tij ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe se në kërkim, si i dyshuar për vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri, dhe një shtetasi turk, është shpallur Mikael Qose, i cili mendohet se fshihet në Dubai.

NJË VIT MË PARË

Në fillim-majin e një viti më parë, tre hetues belgë mbërritën në vendin tonë. Bashkë me përfaqësues të Ambasadës së Belgjikës, ata ‘zbarkuan’ në Elbasan, gjashtë muaj pas vrasjes së 38-vjeçarit Arjan (Ardit) Spahiu, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor të vitit të vitit 2020.

U tha se prokurorët kanë kryer takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe prokurorisë në Elbasan, për të zbuluar më shumë informacione për të shkuarën e Spahiut. E shkuara e 38- vjeçarit mund të çonte drejt zbardhjeve të konflikteve të vjetra dhe, për pasojë, drejt zbulimit të shkakut dhe personit që i mori jetën Spahiut mbrëmjen e 27 nëntorit në Bruksel. Grupi i hetuesve nga Brukseli ka qëndruar rreth katër ditë në Elbasan asokohe.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Spahiu vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës.

U tha se Alikaj dyshohej se kishte vrarë një të afërm të Arjan Spahiut, çka ka bërë që hetuesit belgë të dyshojnë se krimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes. Një tjetër pistë është edhe ajo e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50 DITË QË NGA FILLIMI I PUSHTIMIT RUS/ Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re kritike
Previous article DYSHOHET SE PËRDHUNOI VAJZËN GREKE/ Flet nëna e shqiptarit: Dëgjova vetëm të qeshura, djali erdhi dhe tha…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT