• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJIROKASTER/ Pallati drejt shembjes  në hetim dy zyrtarë të bashkisë “shpërdorim detyre”
Home
Sociale

GJIROKASTER/ Pallati drejt shembjes në hetim dy zyrtarë të bashkisë “shpërdorim detyre”

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prokuroria ka nisur një procedim penal për shpërdorim detyrë për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin 5-katësh në lagjen “Punëtori” që rrezikon të shembet dhe të lërë në qiell të hapur 15 familje.

Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha inxhinier në zyrën e bashkisë. Akuza që rëndon ndaj zyrtarëve të bashkisë është ajo e mosmbikëqyrjes së punimeve të objektit dy katësh disa metra poshtë pallatit, që u bë shkak për rrëshqitjen e dherave.

Gërmimet e bëra për ndërtimin e këtij objekti, dyshohet të jenë shkaku për çarjen e tokës dhe për rrjedhojë plasaritjen e mureve të pallatit, duke e bërë atë në gjendje të pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes.

15 familjet që jetojnë në këtë pallat janë sistemuar te të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa zona ku ka rrëshqitje dheu është rrethuar si pikë rreziku. Familjet e këtij pallati rrezikojnë të mbeten të pastrehë, ndërkohë që mbeten në pritje të raportit të Institutit të Gjeologjisë se çfarë do të bëhet me tokën që rrëshqet vazhdimisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Kapen mat me dy tv plazma “skifterët” e Sarandës, në makinë policia iu gjen…(FOTO)
Previous article Basha me demokratët e Tiranës: Rama po zëvendëson Habilajt me Agron Xhafën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT