• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURONTE SASI TË MADHE DROGE DHE E SHISTE/ Në pranga 37-vjeçari në Yzberisht
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURONTE SASI TË MADHE DROGE DHE E SHISTE/ Në pranga 37-vjeçari në Yzberisht

13 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi u kap duke shitur lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas bluve të kryeqytetit, në kuadër të operacionit të koduar “Afternoon”, u vu në personi, i cili pasi siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas e shiste atë në zonën e Yzberishtit.

“Në rrugën “Kadri Roshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. D., dhe shtetasin S. Gj. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. D., iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Afternoon”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi S. Gj., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi S. D., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Yzberishtit.

Në rrugën “Kadri Roshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. D., dhe shtetasin S. Gj. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. D., iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit S. D., si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM UJK I VETMUAR"/ Vuçiç sulmon Kurtin: Ata janë hiena, ta lënë Serbinë rehat
Previous article U FUT NË LISTËN E ZEZË TË SHBA-VE/ Jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet politikani i Bosnje dhe Hercegovinës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT