• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jorida Tabaku Edi Ramës: U tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit për dëmshpërblimet
Home
Shqipëri

Jorida Tabaku Edi Ramës: U tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit për dëmshpërblimet

17 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

“Plani i Edi Ramës për të mos dëmshpërblyer familjet e ish-të përndjekurve politikë është persekutimi dhe poshtërimi i dytë për ish-të përndjekurit.” Kështu ka deklaruar sot nga selia e PD, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.

“Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave, – theksoi Tabaku, – bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë. Por kjo nuk ishte e papritur.

?Në këto 4 vjet qeveria e Edi Ramës: Uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimin. Ndryshoi skemën e kompensimit duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërblimin. Hoqi bursat që u jepej familjeve të pasardhësve. Largoi nga puna familjarët e të persekutuarve vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke zbatuar luftën e klasave njësoj si paraardhësit e rregjimit komunist.

Të mos dëmshpërblesh trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, të cilët kanë vuajtur, janë dënuar, kanë humbur të drejtat e studimit, janë dëbuar, poshtëruar dhe torturuar njësoj si prindërit dhe të afërmit e tyre të burgosur politikë do të thotë se nuk ndryshon nga Enver Hoxha.

Partia Demokratike nuk mundi të shlyejë detyrimin e plotë financiar ndaj të gjithë të përndjekurve, sepse ne vendosëm dëmshpërblimin më të madh të mundshëm për ta. Por nga viti 2009 deri në vitin 2013, me 9.3 milliard lekë u dëmshpërblyen 62 mijë e 269 ish të persekutuar dhe familiarë të tyre. Pas vitit 2013 qeveria ka dëmshpërblyer financiarisht 43 mijë të përndjekur më pak.

Sot, ajo ka ngrirë fondin e dëmshpërblimit duke planifikuar përjashtimin e 13 mijë familjeve, të cilëve ligji u jep të drejtën e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk po e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi rama dhe Arben Ahmetaj.

Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës.

Qeveria ka para, sepse vetëm për konçesionin e dështuar të check up-it në shndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro.

Këta kanë para, por këta i përbuzin ish të përndjekurit e rregjimit të sunduar nga etërit biologjikë dhe ideologjikë. Njësoj vepruan edhe me ligjin e ri të kthimit te pronave.

Është po e njëjta bandë që dikur i dënonte, ndërsa sot paratë dhe detyrimin që ne si shoqëri dhe si shtet kemi ndaj tyre, ua mohon. E njëjta bandë që dikur nderonte Traktatin e Varshavës ndërsa sot maskohet si europiane.

Ishin po këta që rrëzuan amendamentin e Partisë Demokratike në dhjetor, kur kërkuam rritjen e fondit për të përndjekurit politikë.

Gjej rastin, të ftoj çdo të përndjekur politik për t’iu bashkuar opozitës në protestën e 27 Janarit.

Sot, njësoj, si dikur, demokracia dhe liria jonë janë në rrezik!

Ata që sot po ju heqin dëmshpërblimin e merituar, janë ata që ju dënuan dhe ju internuan! Është narko enverizmi!

Askush prej nesh nuk duhet të harrojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyshërit me plotë energji, jeta me ta kurrë nuk është e mërzitshme!
Previous article Vrasja e Ivanoviçit/ Serbia me kërkesë zyrtare Kosovës, ja çfarë i kërkon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT