• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I NUREDIN DUMANIT/ Çfarë synojnë të zbulojnë prokurorët nga Belgjika dhjetë ditë pas kapjes së 35-vjeçarit! Dyshimet për…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I NUREDIN DUMANIT/ Çfarë synojnë të zbulojnë prokurorët nga Belgjika dhjetë ditë pas kapjes së 35-vjeçarit! Dyshimet për…

12 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Më shumë se 10 ditë nga arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale në vend, një grup hetuesit belgë kanë mbërritur në Shqipëri.

Dy prokurorë nga Belgjika kanë zbarkuar në organin e hetimit në qytetin e Elbasanit, duke takuar kreun e saj, Kreshnik Ajazi. Burimet bënë me dije se prokurorët kanë parashtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi duan të zbulojnë nëse ai është përfshirë në veprimtari kriminale në Belgjikë, duke kryer vrasje me porosi për llogari të grupeve kriminale.

Disa persona, kryesisht me origjinë nga Elbasanit, janë vrarë në Belgjikë, porosia për të cilët dyshohet të jetë bërë nga grupet kriminale që veprojnë në Elbasan, pjesëtarë të të cilëve jetojnë në Dubai.

ARRESTIMI

Nuredin Dumani mund të kishte kryer një tjetër atentat në qytetin e Elbasanit më 29 mars, nëse ndaj tij nuk do të ishte ngritur një pritë duke u qëlluar me breshëri kallashnikovi. Pas të shtënave me armë zjarri në aksin nacional Peqin-Elbasan në vendin e quajtur Papër, Dumani mbeti i plagosur me disa plumba.

Pavarësisht kësaj, ai arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, duke shkuar deri në Fier pa u pikasur nga forcat e Policisë. Ka qenë një telefonatë anonime në Polici për një person të plagosur në lagjen “Apolonia”, që çoi forcat e rendit në banesën e Nuredin Dumanit.

“Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin Nuredin Dumani, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit H. H., 40 vjeç, banues në lagjen ‘Apolonia’, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe me një pistoletë në automjet”, sqaroi Policia. Ky person rezulton të jetë shtetasi Henrik Hoxhaj, i cili konsiderohet si “ushtar” i Dumanit dhe njeriu më i afërt i tij, por deri më tani nuk dihet asgjë nëse ai është përfshirë në ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit të Policisë dhe kontrollit të forcave të rendit në banesën me qira ku qëndronte Dumani, u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit kallashnikov, si dhe prova të tjera, të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga grupi hetimor.

Në të njëjtën kohë, një armë kallashnikov u gjet në automjetin “BMW X5” me xhama të zinj jo shumë larg vendit ku ndodhën të shtënat në Elbasan.

KUSH E QËLLOI NUREDIN DUMANIN?

Pas ngjarjes në fshatin Papër të Elbasanit rreth orës 17:35 minuta të së martës së 29 marsit, kur u dha njoftimi se ishte qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, në vendin e ngjarjes u gjet një “BMW X5” me ngjyrë të zezë dhe goma të shpuara.

Për orë të tëra mbeti mister fakti se kush ishin personat brenda saj, por riktheu në vëmendje edhe një herë përplasjet midis bandave kriminale në këtë qytet. Midis emrave të përfolur është edhe ai i Talo Çelës, i cili dyshohet t’i ketë ngritur pritë Dumanit me qëllim për ta eliminuar për shkak se e akuzon për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela, por megjithatë, sot dhe e kësaj dite për hetuesit ende nuk ka një emër konkret se kush qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të 35- vjeçarit.

Policia ende nuk e di dinamikën e plotë të ngjarjes së ndodhur në Elbasan dhe as pozicionin e Nuredin Dumanit në këtë ngjarje, prova më e fortë e të cilit është plaga në trup me armë zjarri dhe për Policinë plagosja ndodhi pikërisht atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Nuk është më iluzion, Levandovski lajmëron Bajernin për akordin me Barcelonën
Previous article LUFTA/ Inteligjenca britanike “zbërthen” planet e Putinit, Rusia po rigrupohet për një ofensivë të re, objektivi është…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT