Nazmi Bandulla i vrarë sot me armë zjarri në Shkodër është një emër i njohur për drejtësinë.
Në 2020 i kanë vënë tritol makinës së tij të parkuar pranë shtëpisë. Nga shpërthimi atëherë pati të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Bandulla rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë edhe për konflikte brenda familjes. Në të njëjtin vit ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetasin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.
Shkak i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë siç njoftuan blutë atëherë ishte një konflikt për motive pronësie. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestran edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale.


