• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITEN SHITJET ONLINE/ Policia jep detajet: Mes te arrestuarve edhe 9 femra. Zbulohet si bëhej kontrabanda e mallrave
Home
Breaking News

GODITEN SHITJET ONLINE/ Policia jep detajet: Mes te arrestuarve edhe 9 femra. Zbulohet si bëhej kontrabanda e mallrave

11 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me operacionin e koduar “Faqet Online”, ku në pranga janë vënë 15 persona, mes tyre edhe 9 femra.

Sipas bluve të kryeqytetit, përveç të arrestuarve në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Po si zhvillohej aktiviteti?

Personat e arrestuar dhe ata te shpallur ne kërkim, nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh, të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Njoftimi i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Faqet Online”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “ Faqet Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– E. I., 39 vjeçe, K. V., 34 vjeç, E. K., 30 vjeç, J. Q., 38 vjeç, P. Rr., 35 vjeçe, E. K., 34 vjeçe, E. Xh., 33 vjeçe, E. R., 41 vjeçe, A. D., 33 vjeçe, G. Ll., 30 vjeç, J. K., 31 vjeçe, S. R., 38 vjeçe, Sh. P., 52 vjeç, B. B., 56 vjeç, R. Gj., 27 vjeçe, administratorë të faqeve të ndryshme online.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 22 vjeç, M. B., 32 vjeç, A. S., 32 vjeç, M. G., 36 vjeç, E. Ç., dhe E. Z.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEVIJOHET PËR NJË JAVË RRUGA TIRANË-ELBASAN/ ARRSH: Ja oraret dhe drejtimi që duhet të ndiqni
Previous article LUFTA/ Zbulohet strategjia e re e Putinit, tanket dhe avionët rusë pikasen në kufi me Ukrainën, pritet...

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT