• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ERGYS DASHIT NGA BANDA RIVALE/ Zbulohen hetimet e autoriteteve italiane, grupi i të riut drejtohej nga kushëriri. Si bëhej shpërndarja…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ERGYS DASHIT NGA BANDA RIVALE/ Zbulohen hetimet e autoriteteve italiane, grupi i të riut drejtohej nga kushëriri. Si bëhej shpërndarja…

11 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Ergys Dashit më 22 janar të këtij viti në Guayaquil të Ekuadorit, do i hapte rrugë një hetimi paralel në Itali, ku do të arrestoheshin dhjetëra persona, shumica e tyre shqiptarëve. Prokuroria italiane, tregon në hetimet e saj se Dashi u ekzekutua për shkak të konfliktit mes bandave, pasi ai njihej një si krerët e organizatave kriminale me veprim në Itali.

Mësohet se hetuesit nga Ekuadori kishin rënë në gjurmët e një kushëriri të viktimës, pas gjetjes së disa bisedave mes tij dhe të riut të zbuluara në telefonit e këtij të fundit.
Policia e vendit latin i kërkoi Italisë të gjurmohej personi me emrin Edmond Dashi e, për pasojë, u ra në gjurmët e një grupi me të paktën 15 persona, të cilët vepronin në Torino dhe në qytezat përreth.
Prokuroria e Torinos nisi identifikimin e personave që lidheshin me emrin e Edmond Dashit, kushëririt të Ergysit dhe zbuloi se bëhej fjalë për një grup të mirëstrukturuar kriminal dhe që kishin në fokus kryesisht trafikun e kokainës.
Sakaq, mediat në Itali shkruajnë se Policia përtej Adriatikut ka zbërthyer mënyrën se si funksiononte grupi i Dashit, me transporte miliona euroshe nga Ekuadori.

Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë. Prokuroria italiane thekson se organizatorët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi.
Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë të atillë që funksiononte në çdo rrugë kryesore nëpër Torino duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth.

Sipas prokurorisë italiane, Ergys dhe Edmond Dashi kishin lënë Rigels Yzeirajn si përgjegjës për rajonet qendrore të Italisë, ndërsa Bedrana Ahmiç ishte përgjegjëse për Slloveninë. Këta të fundit bënin më pas organizimin e grupit dhe realizonin shpërndarjen, theksohet në hetime

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË FRANCË/ Ja çfarë thonë sondazhet për raundin e dytë. Macron mesazh direkt për mbështetësit e Le Pen
Previous article KULMI TË ENJTEN DHE TË PREMTEN/ Si do të jetë moti gjatë javës

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT