“Pas një ore që nuk më përgjigjej në telefon, gjë që bënte gjithmonë, hipa në makinë dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe kisha një ndjenjë të tmerrshme. Lorenzino im ishte i vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time dhe që ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës për mua”.
Kështu shkruan Sandra Tampieri, e fejuara e 45-vjeçarit Lorenc Beqari, biznesmenit nga Durrësit që humbi jetën në një aksident në Itali pasditen e së shtunës.
Tampieri është një emër e njohur në Itali për pjesëmarrjen në spektaklin e “Maurizio Costanzo Show”, imazh i televizionit në vitet ‘90 dhe ishte e fejuar me 45-vjeçarin Beqari prej 1 viti e gjysmë.
Sandrà është shoqëruar në spital për shkak të tronditjes, ndërsa të dielën ka njoftuar prindërit e të fejuarit. “Do të doja të vdisja edhe unë”, duke kërkuar ndihmë nga miqtë: “Qëndroni pranë meje”.
Sipërmarrësi shqiptar, me origjinë nga Durrësi, ishte banues në Ravenna dhe ishte nisur për në Forlì për t’u bashkuar me të fejuarën e tij. Për arsye ende për t’u konstatuar, rreth orës 19:30 ai humbi kontrollin e tij Alfa Romeo dhe doli nga rruga, përtej bregut të lumit Ronco. Lorenc Beqari ka ndërruar jetë në çast dhe ndihma e shpejtë nuk kishte më çfarë të bënte për të. Midis hipotezave, duket e mundshme dhe një problem shëndetësor që mund të ketë pasur para se të humbte kontrollin e mjetit.
Tragjedia preku të afërmit dhe njerëzit që e njihnin Lorencin, në veçanti të fejuarën e tij nga Forli.


