• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Dick Marty në mbrojtje të policisë 24 orë: Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve
Home
Intervista

INTERVISTA/ Dick Marty në mbrojtje të policisë 24 orë: Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve

10 April, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Intervista, Nderkombetare

Radiotelevizioni i Zvicrës ka publikuar një intervistë të Dick Marty-it, ish-prokurorit dhe politikanit zviceran, i cili si anëtar i Këshillit të Evropës, kishte raportuar për përfshirje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një rrjet të trafikimit të organeve.

Bazuar mbi raportin e tij u desh të themelohej edhe Gjykata Speciale, përkundër se fakte për ato që thoshte Marty nuk dolën kurrë.

Por, tani Marty tregon se si serbët deshën ta vrisnin dhe t’ua linin fajet shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, prej kohësh atij iu desh të qëndronte i ruajtur nga policia e armatosur rëndë.

Që nga dhjetori 2020, Dick Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ai do të kërcënohej me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe. Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik ndaj Beogradit.

“Me 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”.

Madje policia i kishin thënë se ai është në rrezik të shkallës së pestë, shkalla më e lartë e rrezikut, prandaj i ishte ofruar ndryshim i identitetit dhe adresës.

“Shkalla pesë nënkupton që të zhdukesh, por unë s’mund ta bëja këtë”, thotë Marty, “prandaj, kemi qëndruar në shkallën katër deri më tani”.

Marty dhe gruaja e tij kishin pranuar policinë në shtëpinë e tyre të cilët ishin të armatosur rëndë dhe kishin qëndruar ashtu për katër muaj e gjysmë.

Atij i ishte dashur të kufizonte edhe kontaktet në maksimum.

“Në fund të vitit 2020, ai më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos kontaktoja më me të”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku Marty-it.

“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.

Sot policia nuk është më në detyrë brenda shtëpisë së tij, “por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme”.

“Shtëpia është e mbushur me kamera dhe e pajisur me alarme dhe një dhomë sigurie ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile”.

Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marty vesh një jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile.

Siç tregon Marty “kërcënimi vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e ‘botës së krimit’. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.

Të njëjtat të dhëna kishin edhe autoritetet zvicerane.

“Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe. Atentati i Dick Marty-t thuhet se iu besua disa burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët janë të trajnuar si ‘profesionistë absolutë’ që do ta kryenin atentatin ‘pa lënë gjurmë’”.

“Armën do ta sillte një serb në Zvicër gjatë dhjetorit 2020”.

Marty ka mbrojtje aktualisht, por shprehet se nuk vazhdohet kështu dhe ka kërkuar nga autoritetet zvicerane që jo vetëm ta mbrojnë, por të ndërmarrin hapa në eliminimin e rrezikut.

Pas një letre të tij për autoritetet ata “kanë dërguar oficerë policie në Beograd në fund të prillit për të biseduar me kolegët e tyre serbë”, por për Marty-in kjo është e pamjaftueshme.

“Kjo do të thotë se Prokurori Federal nuk do të udhëtojë në Serbi dhe se ai nuk do të bëjë kërkesë për ndihmë juridike dhe se Berni zyrtar do të heqë dorë nga veprimet diplomatike. E gjithë kjo pavarësisht nga ekzistenca e indikacioneve konkretë për një vrasje të planifikuar të një ish-raportuesi të Këshillit të Evropës dhe senatori zviceran nga shërbimet inteligjente të një vendi të huaj”.

Gazeta franceze “Mise au Point” ka pyetur autoritetet zvicerane se cila është arsyeja e mungesës së një reagimi më të ashpër në raport me autoritetet në Serbi.

Siç i janë përgjigjur gazetës institucionet, saktësisht Ministria Publike e Konfederatës, thuhet se “përveç aspektit kriminal, ky rast përfshinë edhe komponentë politikë për shkak të kontekstit tejkombëtar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MASAKRUA ME THIKË NË SARANDË/ Si nisi sherri që tronditi dëshmitarët, autori me profesion peshkatar
Previous article LUFTA/ 10 miliardë euro ndihma për refugjatët dhe Ukrainën

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT