• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI DJE NË MBLEDHJEN E RITHEMELIMIT? Zbardhet porosia e Berishës për anëtarët e Komisionit
Home
Politikë

ÇFARË NDODHI DJE NË MBLEDHJEN E RITHEMELIMIT? Zbardhet porosia e Berishës për anëtarët e Komisionit

7 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, por edhe politikanë të tjerë që i janë bashkuar lëvizjes së Berishës, zhvilluan dje mbledhjen e radhës për të folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në strukturat e PD-së.

Pas më shumë se dy orë mbledhje, ish-Kryeministri u shpreh se lista e anëtarëve të PD-së që do të përdoret për të zgjedhur kryesitë e degëve do të jetë ajo e vitit 2019.

“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do të votohet gjatë këtyre javëve për kryesitë, për kryetarët dhe tani disponohen lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së, të cilat do të jenë ato që do japin përfundimin për listën që do votojnë anëtarët e PD-së.

Kam besim të plotë që ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD-së të votojë dhe të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës dhe kështu me radhë”, tha Berisha.

FORMULARËT

Gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se në mbledhje disa prej të pranishmëve kanë ngritur një shqetësim që është krijuar në degë.

Sipas burimeve, mësohet se procesi i anëtarësimeve të reja dhe rifreskimi i të dhënave të anëtarësisë ka krijuar idenë se do të përjashtohen demokratët e hershëm apo ata të cilët mbështetën Bashën në 6 muajt e fundit.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se në mbledhje Berisha ka porositur anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që të sqarojnë se nuk do të ketë asnjë përjashtim, por se rifreskimi i të dhënave përmes formularit po bëhet për të krijuar databazën e re të partisë, pasi aktualisht në seli nuk e disponojnë.

Po ashtu, mësohet se demokratët që do anëtarësohen gjatë kësaj kohe, nuk do të marrin pjesë në votime për zgjedhjen e drejtuesve dhe kryesisë së degëve. Këtë mesazh më të përqendruar Berisha e shpërndau edhe për mediat.

“Kam besim se çdo anëtar i PDsë do të votojë, shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës, grupseksionit dhe me radhë. Edhe njëherë dua të garantoj çdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç pajisjes me dokumentet e partisë dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë.

U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD-së, ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit, përputhjes së tij me statutin. Në këtë diskutim të zgjeruar folëm për zgjerimin e spektrit të organizatave, dhe bashkëpunimit me organizata të tjera, veç atyre partnere. PD-ja është drejt hapjes së mëtejshme të kësaj force politike. U ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Ishte një mbledhje kushtuar probleme organizative të PD-së”, tha Berisha.

Ndërkohë, edhe dje ishKryeministri Berisha akuzoi ambasadoren se ka shkelur Konventën e Vjenës, duke ndërhyrë në politikën e brendshme.

Duke përsëritur pretendimin e dy ditëve më parë, Berisha u shpreh se askush tjetër veç anëtarëve të PD-së nuk do ketë tagër të zgjedh kryetarin e PD-së.

“Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve të saj në 18 dhjetor. Përveç anëtarëve të PD-së me votën e lirë, asnjeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk kanë tagër për të emëruar kreun e PD-së. Një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Kurrë, as kryetarin dhe as kryesinë nuk do të mund të caktojë kush për këtë parti, veç anëtarësia e saj”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN DUKE FJETUR/ E moshuara ukrainase bëhet pjesë e luftës, vjedh armët e rusëve dhe…
Previous article "MINIERË" BARI NË NËN TOKË NË SARANDË/ Kapet një nga kultivuesit, në kërkim tjetri! Më herë u arrestuan 2 elektricistë të OSHEE

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT