Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, tha për mediat se problemi më i madh i partisë që drejton është vetvetja, pasi kundërshtarët janë aktualisht “një problem që nuk ekziston”.
Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Rama tha: “Partia Socialiste i ka votat për ta zgjedhur e vetme Kreun e Shtetit, kështu që përgjegjësia është e jashtëzakonshme. Kemi përgjegjësi që Presidenti të jetë njeri normal”.
Kur u pyet nëse Lulzim Basha mund të jetë presidenti i ardhshëm, Rama u përgjigj: “Basha mund të bëhet president me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar”.


