• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET E TRISHTA/ Nëna ukrainase shkruan detajet e kontaktit të familjes në kurrizin e 2-vjeçares në rast se ajo vritet
Home
Nderkombetare

PAMJET E TRISHTA/ Nëna ukrainase shkruan detajet e kontaktit të familjes në kurrizin e 2-vjeçares në rast se ajo vritet

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Lufta në Ukrainë ka ndarë shumë familje teksa gratë dhe fëmijët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, ndërsa burrat deri në 60 vjeç duhet të qëndrojnë e të luftojnë.

Të shumta janë historitë që të thyejnë zemrën, dhe i tillë është dhe rasti i Sasha Makoviy dhe vajzës së saj 2-vjeçare Vira.

Nëna ukrainase ka shkruar në shpinën e vogëlushes detajet e kontaktit në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë.

Sasha Makoviy ndau imazhin e vajzës së saj Vira me ditëlindjen dhe numrat e telefonit të skalitur me stilolaps në trupin e saj. Ajo tha në Instagram : “Unë i shkrova informacionet në shpinën e Virës në rast se do të na ndodhte diçka dhe dikush do ta merrte si të mbijetuar”.

Nëna shpjegoi se ajo e shkroi mesazhin në ditën e parë të luftës pasi mund të dëgjonte shpërthime që kumbonin rreth saj. Ajo tha se familja tani ka gjetur siguri, por ajo dëshiron të tregojë tmerret e luftës pasi forcat e Putinit vazhdojnë të synojnë civilët dhe fëmijët.

Sasha ka shkruar në postimin e saj në Instagram: “Në foto është kurrizi i Virës në ditën e parë të luftës. E firmosa me duart që më dridheshin shumë. Por pse të them?  Tashmë e dini se si është të zgjohesh nga tingujt shurdhues dhe të fuqishëm të shpërthimeve që mund të dëgjohen për dhjetëra kilometra. Unë dridhesha orët e para si ti. Pastaj një mendim edhe më i çmendur më kaloi në mendje: ‘Pse nuk e bëra tatuazh atë me këtë informacion?’”

Sasha ndau një imazh të dytë të një karte kontakti të shkruar me dorë të vendosur në xhaketën e Virës, ??ku tregohej emri i saj, emri i prindërve dhe numrat e tyre të telefonit, në rast se ata ndaheshin.

Imazhe që të thyejnë zemrën: Nëna ukrainase shkruan

Shumë prindër të tjerë kanë gjetur forma të ngjashme për të siguruar fëmijët e tyre.

Këto histori vinë ndërkohë që provat e krimeve barbare ruse të luftës vazhdojnë të shtohen, me imazhet satelitore që tregojnë grumbuj trupash civilë të masakruar në Bucha, dhe me histori të tmerrshme përdhunimesh dhe abuzimesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THA SE JANË DREJT MARTESËS/ Fjoralba Ponari publikon foton e rrallë me partnerin
Previous article EKZEKUTIMI I ILJAZ ÇALIT/ Familjarët drejtuan gishtin te borxhliu, dëshmia e tij: S'kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT