• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ILJAZ ÇALIT/ Familjarët drejtuan gishtin te borxhliu, dëshmia e tij: S’kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ILJAZ ÇALIT/ Familjarët drejtuan gishtin te borxhliu, dëshmia e tij: S’kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Akuzat e familjarëve të Iljaz Çalit se vrasësi duhet të kërkohet tek personat që i kishin marrë borxh 37-vjeçarit, ka fokusuar policinë në hetimin e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje të paktën dhjetë persona, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D., për të cilin familjarët e viktimës pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh. 50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin. Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. Sipas 50-vjeçarit RR.D., kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk ështe hequr që andej. Mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe pretendonte se mbrëmjen e së dielës ishte në banesë.

Një nga pistat e hetimit për ekzekutimin e 37-vjeçarit është pikërisht biznesi i tij i kromit. Një ditë më parë vëllai i viktimës, Zeqir Çali tha se ata si familje nuk kanë hasmëri me askënd, por u kanë borxh persona të tretë një shumë prej 1 mln dollarë. Në dëshminë e tij, ai përmend edhe një person me iniciale RR.D , ku thotë se 3 vite më parë u ka borxh 1 milionë dollarë për shfrytëzimin e minierës së kromit.

Ekzekutimi me armë zjarri brenda makinës ‘Land Rover’ e Iljaz Çalit mbetet ende pa autor. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë çka tregon se autorët kanë qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Para se të ndodhte krimi, Iljaz Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen, dhe në mjetin me të cilin lëvizte janë gjetur vetëm ushqime dhe asnjë send i paligjshëm. Iljaz Çali kishte një biznesi kromi në bashkëpronësi me të vëllanë që prej janarit 2011.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E TRISHTA/ Nëna ukrainase shkruan detajet e kontaktit të familjes në kurrizin e 2-vjeçares në rast se ajo vritet
Previous article MASAKRA NË BUCHAS/ Rrëfehet banori: Njerëzit u vranë dhe u lanë të kalben në rrugë, si të ishin thasë me mbeturina

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT