• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE TË RËNDA/ Me duar të lidhura e shenja torture, imazhet satelitore zbulojnë të tjera fakte për vrasjet e civilëve në Bucha
Home
Nderkombetare

PAMJE TË RËNDA/ Me duar të lidhura e shenja torture, imazhet satelitore zbulojnë të tjera fakte për vrasjet e civilëve në Bucha

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Imazhet satelitore që tregojnë trupa të vdekur të rreshtuar në rrugët e Bucha javë më parë, duket se kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se ata ishin vendosur atje pasi trupat e tyre u larguan nga qyteti ukrainas.

Autoritetet në Ukrainë thanë se trupat e të paktën 410 civilëve janë gjetur në zona jashtë Kievit – veçanërisht në qytetin e Bucha – pas tërheqjes së javës së kaluar të trupave ruse.

Imazhet e tmerrshme tregojnë shumë civilë me duar të lidhura, plagë të shkaktuara me armë zjarri nga afër dhe shenja torture. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, një numër në rritje i liderëve botërorë kanë shprehur zemërim dhe kanë bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës.

PAMJE TË RËNDA/ Me duar të lidhura e shenja torture, imazhet

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, hodhi poshtë akuzat se trupat ruse kryen mizoritë dhe e konsideron si “provokim të inskenuar”.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë të gjatë, ku tha se asnjë civil nuk kishte pësuar dhunë nga trupat ruse dhe se imazhet ishin të inskenuara.

Megjithatë, analiza e imazheve satelitore nga “New York Times” dhe imazheve të lëvizshme e të palëvizshme nga kontrolluesit e fakteve në BBC kundërshtojnë mohimin e Rusisë.

NYT ka marrë imazhe satelitore të arkivuara, të cilat më pas i ka krahasuar me fotot e marra nga anëtarët e medias në terren në Bucha. Ata thonë se këto imazhe vërtetojnë se trupat ishin aty përpara se forcat ruse të tërhiqeshin më 30 mars.

Gazeta në fjalë ka krahasuar deri në 11 trupa në rrugë, në një video të realizuar nga një banor më 2 prill me një imazh satelitor nga 11 marsi – kur Rusia po pushtonte qytetin. Nga këto vërtetime të këtyre imazheve rezulton se trupat e pajetë kishin qenë atje për javë të tëra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Biden shpërthen në akuza kundër Putin: Kriminel lufte
Previous article VRASJA E CIVILËVE/ Perëndimi paralajmëron sanksione të ashpra ndaj Rusisë, Kremlini: Do iu mbyllim derën...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT