• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I POLITIKANËVE/ Mimi Kodheli: E dinim që në fillim se do kishte prangosje dhe brenda politikës, por nëse SPAK…
Home
Politikë

ARRESTIMI I POLITIKANËVE/ Mimi Kodheli: E dinim që në fillim se do kishte prangosje dhe brenda politikës, por nëse SPAK…

4 April, 2022 s.autor Politikë

Mimi Kodheli, aktualisht deputete e PS-së, ka qenë e vetëdijshme që në nisje të Reformës në Drejtësi, se arrestimet për përfshirje në krim dhe korrupsion do të arrinin deri te politika dhe administrata e lartë shtetërore.

Ndaj ajo inkurajon SPAK dhe organet ligjzbatuese që të vazhdojnë të bëjnë drejtësi, pasi, sipas saj, vendi ka nevojë të pastrohet nga abuzuesit me buxhetin e shtetit.

Por Mimi Kodheli thotë për gazetën “Panorama”, se nëse SPAK do të hetonte të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës, abuzimet me fondet publike apo detyrën, rastet e të arrestuarve nuk do të anonin nga qeverisja socialiste. Ish-ministrja e Mbrojtjes flet për drejtësi të munguar teksa përmend tragjedinë e Gërdecit dhe ngjarjen e 21 janarit në bulevard

Zj.Kodheli, në një kohë kur e gjithë vëmendja politike ishte përqendruar te zhvillimet brenda PD-së, përplasjet brenda saj, Partia Socialiste u trondit nga arrestimi i një tjetër deputeti. Si ndihet një socialist kur kolegu i tij, deputet apo ministër, i vihen prangat për përfshirjen në krim apo afera korruptive? Kujtoj këtu rastin e Lefter Kokës, Saimir Tahirit dhe tani së fundmi të Alqi Bllakos…

Ne socialistët ishim ata që besuam më shumë se kushdo tjetër te Reforma në Drejtësi. Jemi duke e bërë këtë, pasi reforma ka nevojë për t’u zbatuar e thelluar më tej, me bindjen se po bëjmë një nga gjërat më të domosdoshme e të nevojshme në vend. E kemi ditur që në fillim të herës se do të mund të kishte edhe përfaqësues të lartë të administratës apo politikës, por vendi kishte dhe ka nevojë të pastrohet e të ketë më shumë drejtësi. Në të tilla raste është shpeshherë e lehtë të rrëshqasësh në pozicionin e prokurorit apo gjykatësit, pa qenë i tillë, ndaj unë thjesht e ftoj drejtësinë që të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vendosë drejtësi.

Pse ky shtim i rasteve të arrestimeve nga anëtarë të familjes së Partisë Socialiste? Pse gjithë ky korrupsion me buxhetin e shtetit?

E mendoj pak ndryshe nga ju. Nëse SPAK do kishte mundësi fizike (them fizike pasi janë të shumta rastet) të hapte dhe hetonte mbi të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës së Republikës, abuzim me fondet publike apo detyrën, të cilat flenë në sirtarët e Drejtësisë, do të shikonit që rastet nuk anojnë nga qeverisja socialiste. Ju më sipër, në pyetjen tuaj, përmendët fjalën krim, që është një fjalë e rëndë, por a ka më krim se tragjedia e Gërdecit dhe ngjarja e 21 janarit në bulevard? Më respektivisht, 26 dhe 4 jetë të humbura. Një drejtësi totalisht e munguar. Gjatë mandatit tim si ministër i Mbrojtjes janë çuar mbi 30 dosje me shkelje të rënda të Kushtetutës dhe abuzim me fondet publike e detyrën, të gjitha të mbyllura, pa u investiguar asokohe nga Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Një drejtësi që ka filluar të funksionojë. Dhe kjo më se pari falë drejtimit të vendit nga një forcë politike si Partia Socialiste.

A besoni se ka ministra apo deputetë të tjerë të përfshirë në afera korruptive?

Unë besoj te vullneti i mirë që ne kemi për të drejtuar vendin me mendje të hapur e dëshirë të madhe, për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve më shumë perspektivë e siguri, më shumë punë dhe më shumë shpresë. Te të gjitha këto besoj shumë, ndaj edhe merrem me këtë punë që quhet rëndom politikë.

Intervistën e plotë e lexoni në numrin e sotëm të Panorama print /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR NUK JE NORMALE..."/ Pas Bora Zemanit, Donald Veshaj i dedikon këngë Beatrix Ramosajt?
Previous article BILANCI I LUFTËS/ Ukraina: Kemi dërrmuar ushtrinë ruse. Mbi 18 mijë trupa të vrarë, 647 tanke të shkatërruar

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT