Një aksident ka ndodhur në urën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Një kamion është përplasur me furgonin, i cili siç mund të shihet nga pamjet, është tërësisht i shkatërruar në pjesën e përparme.
Burimet në vendngjarje kanë treguar se shoferi i furgonit është nxjerrë me vështirësi nga mjeti. Në video, shihet qartë momenti kur mbyllet dera e ambulancës që ka dërguar menjëherë në spital të lënduarin. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Nga ana tjetër, aksidenti ka shkaktuar mjaft trafik dhe shumë mjete kanë ndaluar njëra pas tjetrës. Lidhur me këtë ngjarje, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.


