• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA/ Rama: Garanci sovrane për importuesit dhe përpunuesit, nëse nuk iu shiten rezervat do t’i marrë shteti
Home
Politikë

KRIZA/ Rama: Garanci sovrane për importuesit dhe përpunuesit, nëse nuk iu shiten rezervat do t’i marrë shteti

30 March, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës dha lajmin e mirë të garancisë sovrane.

Kjo nënkupton se në këtë situatë të jashtëzakonshme të krizave cdo furnizues do të mund të blejë mallra për t’i mbajtur rezervë, ndërsa shtoi se nëse ato nuk shiten do të jetë shteti ai që do t;i mbajë ato.

“Ju falënderoj sepse jemi realisht mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë por me fakte që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët në këtë hallë të madh që ka zënë të gjitha vendet si rezultat i një kombinimi realisht shumë unik. Nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Natyrisht që jemi të vetëdijshme që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem., është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lirë shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë. Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshire edhe ju.

Ndërkohë ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen. Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti.”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i pajetë një burrë në lumin e Lanës, çfarë thotë policia
Previous article RRITJA E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE/ Skenari i mungesës së produkteve në treg, ja instrumenti që ka menduar Qeveria të përdorë

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT