• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË U ZBULUA/ Flakët në Komisariatin e Kamzës që i morën jetën 26-vjeçarit, del raporti i ekspertëve të zjarrfikëses
Home
Breaking News

ÇFARË U ZBULUA/ Flakët në Komisariatin e Kamzës që i morën jetën 26-vjeçarit, del raporti i ekspertëve të zjarrfikëses

29 March, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi ka siguruar raportin e ekspertëve të zjarrfikesve pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën si pasojë e flakëve i arrestuari 26-vjeçari Arben Mici.

“Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse’, thuhet në raportin e zjarrfikëses.

NJOFTIMI I PLOTE

Nga raporti i ndërhyrjes nr. 374 , datë 27. 03. 2022, përpiluar nga eksperti i MZSH, Kamëz rezulton se pas marrjes së njoftimit dhe pas ndërhyrjes së tyre është konstatuar se në njërën nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit Policisë nr.5 Kamëz kishte rënë zjarr, ku vatra e zjarrit ndodhej në dhomën e parë djathtas , në hyrjen e korridorit në dyshemenë e së cilës po digjeshin dyshek sfungjeri dhe batanije, ndërsa në pjesën tjetër të këtij ambienti nuk vëreheshin vatra të tjera zjarri , por kishte prani të theksuar tymi dhe bloze. Pas ndërhyrjes së tyre dhe shuarjes së zjarrit është konstatuar se në fund të korridorit ndodhej një duralumini e mbyllur , të cilën pasi e kanë hapur me forcë , brenda tualetit kanë vërejtur një person të shtrirë në dysheme, të cilin e kanë nxjerrë nga ambientet e komisariatit duke e transportuar te ambulanca.

Brenda këtij ambienti kishte edhe tre dhoma të tjera të mbyllura, por nga informacionet e punonjësve të policisë këto dhoma kishin kohë të mbyllura dhe brenda nuk kishte persona. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes vërehet se të dhoma e izolimit ku ka filluar zjarri, ndodhet një krevat mbi të cilin vërehen mbetje sfungjeri dhe të batanijeve të djegura nga zjarri si dhe në anën e djathtë të përballë krevatit dallohen grumbull materiali prej sfungjeri, rrobash të djegura , grumbull i cili mendohet të jetë dhe vatra fillestare e zjarrit, ku shikohet djegia sipërfaqësore e dyshekut dhe batanijes ka një masë gati 80 %, duke mos u djegur e gjitha si pasojë e ndërhyrjes së forcave së forcave zjarrfikëse, fakti i cili na bën të mendojmë se zjarri ka filluar në dysheme, tek grumbulli i sfungjerit dhe batanijeve që ndodhen në dysheme.

Theksohet se vatra fillestare e zjarrit është tek dhoma e izolimit, e cila ndodhet e para djathtas korridorit të hyrjes për në dhomat e izolimit, konkretisht tek grumbullimi i sfungjerit dhe batanijes i cili ndodhet në anën e djathtë të hyrjes për në dhomë. Zjarr ka pasur vetëm në këtë dhomë, ndërsa pjesa tjetër e dhomave të izolimit , përfshirë edhe banjon , ku u gjet trupi i personit, nuk ka pasur prani zjarri , por vetëm prani të theksuar tymi dhe bloze.

Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse’, thuhet në raportin e zjarrëfikëses

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI JE BALENË..."/ Komentet bullizuese për Ronela Hajatin, moderatorja e njohur: Ajo është një bishë në skenë
Previous article I BËNË ATENTAT BIZNESMENIT NË SHQIPËRI/ Dalin pamjet e arrestimit të vëllezëve shqiptarë në Spanjë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT