• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ “Mjegulla e trurit” që mund të vijë si pasojë e COVID-19
Home
Shëndet

STUDIMI/ “Mjegulla e trurit” që mund të vijë si pasojë e COVID-19

29 March, 2022 F.autor Shëndet

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se COVID-19 mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, ta zvogëlojë lëndën gri në rajonet që i kontrollojnë emocionet dhe kujtesën dhe të dëmtojë zonat që kontrollojnë shqisën e nuhatjes.

Shkencëtarët thanë se efektet u panë edhe te njerëzit që nuk ishin hospitalizuar me COVID-19.

“Ka prova të forta për anomalitë e lidhura me trurin në COVID-19”, thanë studiuesit në studimin e tyre.

Edhe në raste të lehta, pjesëmarrësit në hulumtim treguan “një përkeqësim të funksionit ekzekutiv” përgjegjës për fokusin dhe organizimin, dhe në një tru mesatar për nga madhësia tkurrjet ishin midis 0.2% dhe 2%.

Studimi i rishikuar nga kolegët dhe i botuar në revistën “Nature”, i hetoi ndryshimet e trurit në 785 respondentë të moshës 51-81 vjeç, truri i të cilëve u skanua dy herë, duke përfshirë 401 respondentë që u infektuan me COVID-19 midis dy skanimeve të tyre. Skanimi i dytë është bërë mesatarisht 141 ditë pas skanimit të parë.

Studimi u krye kur varianti Alfa ishte dominant në Britani të madhe dhe nuk ka gjasa ta përfshijë ndonjë të infektuar me variantin Delta.

Studimet kanë gjetur se disa njerëz që kishin COVID-19 vuajtën nga ajo që quhet “mjegulla e trurit” ose turbullira mendore që përfshin dëmtim të vëmendjes, përqendrimit apo shpejtësisë së përpunimit të informacionit dhe kujtesës.

Studiuesit nuk thanë nëse vaksinimi kundër COVID-19 kishte ndonjë ndikim në gjendjen, por Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar,  muajin e kaluar, njoftoi se një rishikim i 15 studimeve zbuloi se njerëzit e vaksinuar kishin më shumë gjasa për të zhvilluar simptoma të COVID-19 të gjatë krahasuar me ata që nuk janë vaksinuar fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “I PAHARRUAR…”/ Rama kujton Bashkim Finon në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, ja mesazhi që shkruan
Previous article TË SHTËNA ME ARMË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Gjendet një “BMW” e bërë shosh nga plumbat

F.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT