• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZONJA QË BËRI HISTORINË/ Ambasada e SHBA kujton Madeleine Albright: Si u tërbua Putin pasi mësoi kuptimin e aksesorit të saj në samit
Home
Politikë

ZONJA QË BËRI HISTORINË/ Ambasada e SHBA kujton Madeleine Albright: Si u tërbua Putin pasi mësoi kuptimin e aksesorit të saj në samit

26 March, 2022 s.autor Politikë

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka përkujtuar Madeleine Albright, ish-sekretaren amerikane të shtetit e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ajo ka ndarë një intervistë të Albright disa javë përpara ku ajo flet për karficat e saj të famshme të cilat i përdorte për diplomacinë në emër të Amerikës.

Këtë javë ne humbëm një legjendë. Madeleine Albright shërbeu si e para femër Sekretare e Shtetit. Një “mendje e shkëlqyer, ajo rikrijoi diplomacinë në shumë mënyra. Disa javë më parë, Share America pati privilegjin ta intervistonte mbi karficat e saja të famshme.

Lexoni se si ajo përdori për diplomacinë në emër të Amerikës një mjet aspak tradicional dhe shumë efikas, si dhe historitë prekëse pas dy karficave të saja të preferuara”, thuhet në postimin e ambasadës.

“Ideja e përdorimit të karficave si një mjet diplomatik nuk gjendet në asnjë manual të Departamentit të Shtetit apo në asnjë tekst që kornizon politikën e jashtme amerikane,” tha ajo në intervistë.

Albright zgjidhte karficat përpara takimeve me personalitete të huaja për të sinjalizuar pozicionin e saj diplomatik.

Ajo ka treguar një histori të vitit 2000 në Moskë gjatë një samiti të mbajtur mes SHBA dhe Rusisë. Albright shprehet se Putin kishte pyetur presidentin amerikan Bill Clinton për karficat e saj.

“Ai shikonte vazhdimit për të parë se çfarë karfice kisha vendosur dhe u përpoq të gjente kuptimin e saj. Kur ai më pyeti pse kisha vënë karficat e tre majmunëve ‘Hear No Evil, Speak No Evil, See No Evil’, unë i thashë se kjo ishte për shkak të qasjes së ashpër të Rusisë në Çeçeni, e cila përfshinte shkelje të konsiderueshme të të drejtave të njeriut.

Putini u tërbua, presidenti Clinton më pa me mosbesim dhe kisha frikë se e kisha rrezikuar samitin,” vazhdoi ajo. “Tani që shikoj mbrapa, jam krenare që kisha vendosur ato karfica”.

Albright grumbulloi në total 200 karfica që janë të vendosur në 22 muzeume dhe biblioteka presidenciale, tani janë pjesë e ekspozitës së Muzeut Kombëtar të Diplomacisë Amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO FLEMË NJË ORË MË PAK APO MË SHUMË? Sonte gjatë natës ndryshon ora
Previous article "PËR PUBLIKUN SHQIPTAR JAM LOPË DHE BALENË"/ Ronela Hajati habitet nga pritja që i bëjnë në Spanjë: E dinë...

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT