• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DORËHEQJE E VONUAR”/ Kryemadhi: Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI-në, “faturën” do e paguaj unë me karrierën politike
Home
Politikë

“DORËHEQJE E VONUAR”/ Kryemadhi: Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI-në, “faturën” do e paguaj unë me karrierën politike

26 March, 2022 s.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ajo komentoi dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së, ndërsa e cilësoi atë një veprim të vonuar.

Ajo foli për tradhti nga ana e Bashës, faturë që sipas saj po e paguan ajo me karrierën politike. Mes të tjerash Kryemadhi tha në ‘News24’ se duhet lidership i ri politik në frontin opozitar.

INTERVISTA

Si i keni ndjekur këto zhvillime në PD?
Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të them se interesimi i imi si Monikë, apo dhe i LSI-së, ka qenë indiferent se çfarë ndodhte brenda PD, për shkak të situatës të së cilës lideri i opozitës tradhtoi të gjithë kauzën e opozitarizimit dhe të atyre shqiptarëve që se suportonin dhe se mbështesin qeverinë e Ramës. por në kutitë e votimit u gjet ‘Rama 3’. Kjo krijoi një ndjenjë negative në LSI por ne jemi qenë të rezervuar në deklaratat tona kundrejt zotit Basha. Me shpalljen e zotit Berisha non-grata, i cili mendoi ta mbante larg PD këtë kauzë morale, indiferenca ose mungesa e Bashës dhe e suportuesve të tij mediatikisht më pas thashethemnatë ku thuhej se shkaktarë të humbjes së PD ishte LSI apo Berisha. Ndaj menduam se ishte e vlefshme skema Basha Rama. Dhe vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës tregoi se ai kishte marrëveshje me Ramën. Koha është dhe një nga elementet kryesore që do të zbardhë skemën e 25 prillit.

pati një kohë të gjatë ku kërkohej dorëheqja e Bashës. Ju e prisnit dorëheqjen e zotit Basha?
Për hir të së vërtetës, të gjithë liderat e frontit opozitar duhet të largoheshin dhe duhet të largohen për të krijuar një frymë të re, një strategji të re. Strategjia, duam apo s’duam ne, e konsumimit të opozitarizimit, përballë një strukture mkjaft kriminale dhe të korruptuar, kërkon lidershim të fortë. Që ndërton një strategji të bazuar në veprimin opozitar dhe një axhendë të qartë.

 

 

Cili është lidershipi i fortë?
Ky lidership do të dalë gjatë rrugës. PD do të ketë kuvendin e saj dhe LSI është në riorganizim të saj. Se di për strukturat e tjera. Edhe shumë lëvizje që kanë të bëjnë me qëndresën qytetare dhe protestat qytetare, me shumë grupe të tjera, normalisht që do të formojnë një opozitarizëm të pakapur. Se kam ndjekur në asnjë moment fjalimin e tij. Një veprim i vonuar nga ai. S’jam askushi që të komentoj se çka ndodh me PD. Jam dikushi që mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI në maksimum, që sot ka 4 mandate. kjo është një nga faturat që do ta paguaj Monika kryemadhi me karrierën e saj politike që i besoi atë arsenal të rinj një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij por dhe të veprimeve të tij politike në të kaluarën. Dorëheqja e tij kishte më shumë hall se si do të dilte imazhi i tij mediatik se sa ajo çka thoshte. Është një perceptim që ai ka qenë sipërfaqësor sa i përket thelbit të gjerave. Por jo sipërfaqësor në lidhje me interesat e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM PAK MUAJ NË DETYRË/ Rama shkarkon Ervin Bushatin nga Posta Shqiptare, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Previous article PREMTON Biden: Do të japim më shumë armë për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT