Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në ish NSHN në Gjirokastër tek materialet e Skrapit, në pronësi të Adi Shehut. Shkak i flakëve është bërë një shkëndijë në vendin ku punohej.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Në operacion marrin pjesë 7 forca zjarrfikëse. Të pranishëm janë edhe forca policie.


