Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet parlamentit grek përmes një telekonference me shumë mundësi të mërkurën ose të enjten.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri ftesë Zelenskyt të premten gjatë një telefonate, e treta mes palëve që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
Zelensky deri më tani ka mbajtur disa fjalime të tilla duke nisur nga kongresi amerikan si dhe në parlamentit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.
Deklaratat e tij kanë pasur si synim për të mbledhur sa më shumë mbështetje për vendin e tij.
Kryetari i parlamentit grek ka biseduar me ambasadorin e Ukrainës në Greqi dhe të dy ranë dakord që telekonferenca të mbahet javën e ardhshme të mërkurën ose të enjten.


