Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me dy shpërthimet e ndodhura orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Sipas burimeve për mediat njoftohet se kamerat e sigurisë kanë kapur gjithë çfarë duhet për të shkuar më pranë identifikimit të autorit të vendosjes së lëndës plasëse.
Nga ajo që është filmuar, 1 person i veshur me kostum sportive është afruar pranë godinës 3-katëshe përballë Prefekturës në pedonalen e Shkodrës, e ka vendosur tritolin në portën hyrëse. Më pas, ai është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të piacës, me vrap.
Pas rreth 1 minutë më pas është dëgjuar edhe shpërthimi në godinën që ka në pronësi Xhemal Bushati, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të Shkodrës. Por ajo që mungon deri më tani është një motiv, pasi ende Policia e Shkodrës nuk ka një pistë hetimi për të zbardhur shkakun e vendosjes së tritolit.


