• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON SOROSIN/ Berisha: Si i përzura dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria kur nisën të punojnë me…
Home
Politikë

SULMON SOROSIN/ Berisha: Si i përzura dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria kur nisën të punojnë me…

25 March, 2022 F.autor Politikë

Studiuesi dhe gazetari amerikan, Matt Palumbo prezantoi këtë të premte në Tiranë librin e tij më të fundit për George Soros, ‘Njeriu mbrapa perdes’. I pranishëm në promovimin e librit, lideri historik i PD, Sali Berisha vlerësoi Palumbon për guximin dhe heroizimin në zbërthimin e rrjetit të Soros, të cilin e quajti armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.
Sipas tij, Sorosi ka financuar 32 miliardë dollarë rrjetin e tij mafioz për të goditur demokracinë dhe sistemin financiar në vende të ndryshme të botës.

Berisha tregoi përplasjet me George Soros të cilat datojnë që nga fillimi i viteve ’90, kur sipas tij, miliarderi amerikan financonte organizatat e majta marksiste-leniniste nën petkun e Shoqërisë Civile.

Gjatë promovimit të librit të Matt Palumbo, “Njeriu mbrapa perdes”, i cili është një zbërthim i rrjetit të Soros, Berisha tha se manjati amerikan qëndron pas kapjes së Reformës në Drejtësi, si dhe mban autorësinë e idesë për spastrimin etnik të Veriut të Kosovës dhe nismës Open Balkan.

“Unë e kam cilësuar atë armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri, armik të interesave tona kombëtare. Ka shpërndarë gjer sot për rrjetin e tij mafioz 32 miliardë dollarë. Ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, në Indonezi, në Itali, në Britaninë e Madhe.
Për kuriozitetin e shkrimtarit e them këtu se u detyrova të përzë dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria, për arsye se u kapën në flagrancë duke bashkëpunuar me rezidencin jugosllav në Tiranë. Por ajo që i vuri kapakun çdo gjëje ishte Reforma në Drejtësi”, deklaroi Berisha.

“Në verë, në pikë të zhegut vjen këtu një deputet gjerman në Parlamentin Europian dhe papritur, pa kujtuar bën një konferencë, unë kujtova se erdhi për pushime, se në atë kohë nuk kishte dhe aktivitete parlamenti. Mbledh mediat dhe iu thotë Berisha gabim e ka, sepse Berisha është lider i fortë, pse sulmon Sorosin ai. Dhe i them unë, miku im Knut, me George-in ruaje miqësinë, por këshillat mos ia dëgjo atij. Takohet me NGO-të e Sorosit dhe iu thotë atyre, mos u mërzisni nga deklaratat e Berishës, se ai po bën punët e Putinit. Ato shkrihen gazit, sepse thanë vetëm kjo nuk mund t’i thuhet atij”, tha Berish

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Pyjet nuk thithin vetëm karbonin, janë më të rëndësishme nga ç'mendojmë
Previous article VELIAJ VIZITË NË MALIN E ZI/ Takon Abazoviç: Sot kemi nevojë për drejtues që bashkojnë e nuk përçajnë

F.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT