• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË NDIKOI NË EKONOMI/ Sejko: Rritja e çmimeve do të vijojë edhe për dy vitet në vijim, BSH rrit normën bazë të interesit…
Home
Ekonomi

LUFTA NË UKRAINË NDIKOI NË EKONOMI/ Sejko: Rritja e çmimeve do të vijojë edhe për dy vitet në vijim, BSH rrit normën bazë të interesit…

25 March, 2022 s.autor Breaking News, Ekonomi

Lufta në Ukrainë dhe reagimi i shteteve apo institucione për të mbrojtur qytetarët ka qenë në fokus të diskutimeve gjatë takimit që guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi me delegacionin e Bankës Botërore.

Takimi u zhvillua në kuadër të Misionit të Sektorit Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimet në këtë sektor dhe aksesin në financë.

Takimi nisi me një vlerësim të situatës makroekonomike dhe të sektorit financiar në Shqipëri, nën dritën e zhvillimeve botërore dhe konfliktit Ukrainë-Rusi. Guvernatori Sejko vlerësoi se tensioni gjeopolitik do të japë goditje mbi ekonominë shqiptare, megjithatë sipas tij ekonomia do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 e në vazhdim.

Më tej, Guvernatori shtoi se inflacioni ka shfaqur tendencë rritëse gjatë tremujorit të parë të vitit dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ai do të qëndrojë mbi objektiv gjatë pjesës më të madhe të dy viteve në vijim. Në këtë kuadër, Banka vendosi të përshtatë nivelin e stimulit monetar në ekonomi, duke rritur normën bazë të interesit në nivelin 1.0%.

Nga ana tjetër, veprimtaria e sektorit bankar zhvillohet në mënyrë normale, me tregues të mirë financiarë, bilance likuide e të shëndetshme, trend rritës të kreditimit dhe rënie të kredive me probleme.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan kontributin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Në përfundim, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan mbi vazhdimësinë e projekteve të ndërmarra dhe asistencës teknike të nevojshme për mbylljen me sukses të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK P**** RUSË"/ Gati të vdisnin për të mos u dorëzuar, lirohen ushtarët e ishullit të Gjarpërinjve të marrë peng
Previous article SHOKUESE/ 5 anëtarët e familjes hidhen nga kati i 7-të i apartamentit, shpëton vetëm 15-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT