Deputeti i demokrat Edmond Spaho, anëtar i Komisionit të Rithemelimit kërkoi në fillim të seancës plenare mbajtjen e interpelancës me kryeministrin Rama, të kërkuar nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit, dhe jo mocionin me debat për çmimet të kërkuar nga Partia Demokratike.
Në fjalën e tij Spaho replikoi me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke e cilësuar atë si zëdhënës së PD-së, duke shkelur rregulloren e Kuvendit në favor të Partisë Demokratike.
“Zoti Balla më çudisni që merrni fjalën për çështjet e opozitës dhe bëni fanatikun. Nuk të nxjerr sot në selamet kot lodhesh. Sot nuk ka dy seanca, por ka një seancë dhe rregullorja është e prerë: Interpelanca zhvillohet javën e oparë pas depozitimit. Ndaj duhet të mbahet interpelanca. Mos u merr me punët e opozitës se nuk nxjerr gjë në selamet. Apo të ka hyrë frika nga Berisha. Je bërë zëdhënësi i opozitës në thonjëza”, tha Spaho.


