Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një hotel në Tiranë. Gjatë ditës së sotme në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, është gjetur i pajetë një shtetas 65 vjeçar.
I ndjeri është konstatuar pa shenja jete nga i vëllai i tij. Mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Njoftimi:
Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


