• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET ME 20% BUKA NË RRETHE/ Arrin 120 lekë, ja çfarë paralajmëron Shoqata e Brumërave
Home
Ekonomi

RRITET ME 20% BUKA NË RRETHE/ Arrin 120 lekë, ja çfarë paralajmëron Shoqata e Brumërave

23 March, 2022 s.autor Ekonomi

Shtrenjtohet 20% buka masive në dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në rrethe.

Çmimi i bukës masive të bardhë dhe të zezë arrin 120 lekë nga 100 lekë që u shit më parë. Për këtë vit kjo është rritja e tretë e çmimit të bukës, ku nga muaji shtator buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Kryetari i shoqatës të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se aktualisht në kryeqytet si çmimi i tregtimit të miellit edhe i bukës është në stanjacion. Sipas tij rritja në rrethe po reflekton koston e shtuar të transportit të miellit për shkak të çmimit të lartë të karburantit. Z. Peshkopia thekson se tendenca është për rritje të çmimit në të gjithë vendin, për shkak të shtrenjtimit të miellit dhe karburantit.

“Aktualisht çmimi i shitjes të miellit dhe bukës është në stanjacion. Furrat e bukës po furnizohen nga fabrikat e miellit me çmim 77-80 lekë për kg. Rritja e çmimit të bukës në rrethe reflekton shtrenjtimin e kostos të transportit të miellit nga rritja e karburanteve. Për transportin e miellit nga fabrikat në magazinat e rretheve është 25 deri 35 lekë/kg për shkak të shtrenjtimit të naftës. Nga magazinat mielli shpërndahet në fabrikat e furrës të bukës ku është tjetër kosto. Shumë furra buke në rrethe tregtojnë vetëm këtë produkt dhe e kanë të pamundur të përballojnë rritjen e kostove”, veçon ai.

Për shitjen e produkteve të shportës, duke përfshirë miellin dhe bukën qeveria ngriti bordin e kontrollit të çmimeve. Kryetari i Shoqatës të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave pohon se me funksionimin e këtij mekanizmi shteti ka në dorë vetëm kontrollin e abuzimit të çmimeve, ndërsa e ka të pamundur të frenojë rritjen e çmimit të grurit e ndikuar nga ndalimi i importit në Rusi dhe Ukrainë.

“Në këtë periudhë kur çmimi i miellit dhe lëndëve të tjera ka tendencë rritëse edhe çmimi i bukës do të vijojë të rritet. Rritja e çmimit është e pashmangshme për të gjitha furrat e bukës. Nuk është çudi që çmimi i bukës të arrijë 140 lekë apo deri 150 lekë”, nënvizon z. Peshkopia./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Pezullohet gjykimi për disa nga të akuzuarit
Previous article TIFOZËT MADRILENË DUAN "KOKËN" E MANÇELOTIT/ Dy ish-futbollistët e Realit të gatshëm për stolin

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT