Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Korado Kështenjën, Martin Bletën, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Marinin, të akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës.
News 24 bën me dije se GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj.
Ndërkohë që vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja.


